Foto Ilustruese

Një administrator i një firme ndërtimi është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet për mashtrim me kontrata false.

Në pranga ra S. Sh., banues në Tiranë, me detyrë administrator i një firme ndërtimi. Ai akuzohet se iu ka shitur shtetasve të ndryshëm, të njëjtat apartamente të një pallati të ndërtuar nga kjo firmë.

Në cilësinë e administratorit të firmës, shtetasi S. Sh. ka përpiluar 2 ose më shumë kontrata shitjeje për të njëjtat apartamente. Nëpërmjet kësaj veprimtarie kriminale, ai ka përfituar shuma të konsiderueshme parash, në 8 raste të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda dhe “Fshehja e të ardhurave”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA