Shishe të thyera dhe gjak në dhomë/ Detaje nga dhuna e 81-vjeçarit në Korçë: Konflikt dhe përleshje…

08/02/2024 10:50

Një i moshuar 81 vjeç është dhunuar mëngjesin e sotëm në banesën e tij, ku përfundoi në spital me plagë të rënda në trup.

Në fillim u dyshua për një vjedhje, por pas mbërritjes në shtëpi, policët zbuluan se nuk është vjedhur asnjë gjë dhe nuk ka as shenja të hapjeve të dollapëve apo plaçkitje.

Sipas korrespondentes në Korçë, brenda banesës janë gjetur shishe të thyera, me të cilat dyshohet se autori ka goditur të moshuarin në kokë. Të gjitha faktet deri tani e çojnë policinë në pistën e një konflikti, pasi brenda një dhomë u gjetën shishe të thyera, të lyera me gjak, gjë që tregon se janë përleshur me njëri-tjetrin.

Ka dyshime që dhe autori të jetë plagosur pasi ka ecur anës pallatit ngjitur, ku ka lëne gjurme gjaku, por ende nuk është identifikuar. Gjendja e rëndë e të moshuarit 81-vjeçar e bën të pamundur marrjen e tij në pyetje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA