Ish kryeministri Sali Berisha vazhdon betejën juridike për t’u rikthyer në seancat plenare.
Në orën 14:30 minuta është vendosur të mbahet seanca e radhës së ish-kryeministrit Berisha, i cili kundërshton vendimin e SPAK, që nuk e lejon atë të shkojë në parlament, ç’ka do të sillte marrje masash të posaçme për ta shoqëruar ish kryeministrin.
Avokatët e tij kanë mbërritur në GJKKO, të cilët edhe në seancën e kaluar dështuan që të hapnin procesin, përderisa gjatë apelit të palëve gjykata vërtet konstatoi që ishin njoftuar dy avokatët mbrojtës dhe SPAP, duke thënë që nuk plotësohen kushtet që Bersiha të shkojë në parlament, u vu re se ish kryeministri nuk ishte njoftuar për të pasur dijeni mbi këtë proces.
Itrena gjoka tha se ftesa e gjykatës ishte firmosur nga argita malltetzi, për këtë arsye u la kohë q ëish kryeministri të rinjoftohet, në të cilin avokatët e tij këmbëngulin që duhet shqyqëzuar vendimi i SPAK, I cili nuk I dha leje.
Avokati tha se kjo shtyrje procesi po ndodh qëllimisht, për arsye politike duke nënkuptuar afatin gjashtëmujor të imunitetit. Ligji thotë se nëse kto të mungesa vijojnë të tilla për gjashtë muaj, do të vihet në diskutim edhe mandati I deputetit.
Top Channel