Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në panelin “Rruga drejt zgjerimit” mbi rolin që institucionet më të rëndësishme financiare mund të luajnë në rrugën drejt integrimit në BE.
Gjatë fjalës së tij në Luksemburg, Rama tha se është një hap i jashtëzakonshëm që Bashkimi Europian ka nisur të mendojë për Ballkanin Perëndimor.
Ai shtoi se marrëdhënia me BE-në është një martesë, që do të ndodhë kur të plotësohen kushtet.
“Është bekim për neve që e kemi BE-në pranë vetes dhe që e kemi pjesë e së ardhmes sonë. Nuk është vetëm kaq, në këtë kohë BE-ja ka hedhur një hap të jashtëzakonshëm përkundër çdo probabiliteti dhe ndërkohë BE-ja ka nisur për herë të parë të mendojë jashtë kornizave për Ballkanin Perëndimor. Flas për këtë plan të ri të rritjes, që çel shtigje për vendet e tjera.
Në qoftë se e doje këtë martesë do të duhet të duroje kohën e gjatë të pritjes. Më kujtohet kur i tregova Ursulës për të dhënat. Plani i ri i rritjes është një hapje e jashtëzakonshme, në një mënyrë ndryshe për ta parë të ardhmen. Unë shpreson fort që të marrim më shumë për sa i takon rritjes graduale të investimit të inovacionit, sepse këtu na mungojnë goxha kapacitete.
Mendoj që kjo për ne na jep dyer shumë më të hapura. Asgjë nuk vjen e mirëqënë përveçse sulmohesh nga një superfuqi dhe ata ju fusin brenda për mëshirë. Duhet t’i plotësosh të gjitha ato kutitë. Pra duhet të vazhdojmë të kemi vullnet. Pres të mbushur me edhe situata neurotike duke pasur parasysh…
Por është diçka që duhet ta bëjmë për vete nuk është për Brukselin, është për ne. Pastaj pamë disa variante shteti që ishin nga shiu në breshër. Kështu që na duhet të numërojmë bekimet që na duhet që të merremi me BE-në edhe disa herë të zemërohemi me BE-në duhet të mendojmë se është ajo që kemi. Është martesë. Kjo është ajo që kemi”, tha Rama në fjalën e tij.
Top Channel