Pas përfundimit të seancës plenare, që sërish zgjati vetëm pak minuta mes kaosit të shkaktuar nga deputetët e opozitës, këta të fundit “shtuan’ goditjen me vezë në aksionin e tyre opozitar.
Jashtë Kuvendit, Flamur Noka goditi me vezë automjetin e ministrit të Brendshëm Taulant Balla dhe më pas të sekretarit të Përgjithshëm, Genc Gjoçaj.
Seanca e sotme plenare zgjati rreth 25 minuta. Mes zhurmës dhe kaosit të shkaktuar nga deputetët e opozitës që ishin në sallë, mazhoranca kaloi për votim projektligjet e vendosura në rendin e ditës, por jo “bastet online”, pasi me kërkesë të opozitën u hoqën nga rendi.
Më herët, deputetët e grupit të Gazment Bardhit dhe “Rithemelimit” u mblodhën jashtë Kuvendit, por nuk u lejuan nga garda të futen brenda. Si kundërpërgjigje Flamur Noka hodhi miell drejt tyre, ndërsa nuk kurseu as sekretarin e Përgjithshëm, Genc Gjonçaj.
Top Channel