Deputetët e përjashtuar të Rithemelimit erdhën në oborrin e Kuvendit të “armatosur” me armë të reja.
Miell e vezë, të vëna në përdorim nga Flamur Noka, duke ia lëshuar efektivëve të Gardës dhe sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit, Genc Gjonçaj.
Krahas elementit të “zhurmë prodhimit”, deputetët e Rithemelimit aksionit të mos-bindjes civile në parlament, i shtuan edhe një element tjetër. Hedhjen e eurove të printuara nga ai që mund të quhet “man of day” njeriu i ditës, deputeti Dashnor Sula.
Por kjo përpjekje në ditën kur supozohej të votohej projekt-ligji i basteve, Dash Sulës i veshur si një punonjës bingoje, i shkoj dëm. Duke mos dhënë asnjë shpjegim, socialistët e shtynë miratimin e ligjit të basteve për javën e ardhshme.
Ky ishte momenti kur Petrit Doda i Rithemelimit i hakërrehet Enkelejd Alibeajt se përse qëndronte ulur me Bashën dhe nuk i bashkohej protestës. Për herë të parë pas katër muajsh ka folur në Kuvend, një deputet i opozitës. Ai ishte Edi Paloka.
“Edhe ju që i shkoni pas Edi Ramës, mendoni fundin që do t’i vijë”, tha Paloka, e më pas i vuri flakën rregullores së Kuvendit dhe duke e lëshuar në drejtim të Lindita Nikollës, e cila vijoi me votimin e rendit të ditës. Socialistët ngritën kartonat e kuq kur u votua amendamenti i Lulzim Bashës, për t’i dhënë Kosovës 50 milion euro, si ndihmë në fushën e mbrojtjes.
Gazment Bardhi për të disatën herë u betua në radikalizimin e aksionit opozitar.
“Kemi diskutuar në mbledhjen e grupit opsionet e mundshme të aksionit. Secili ka shprehu gatishmërinë për të shkuar në kat përshkallëzimi përfshirë ngujimin apo grevën e urisë”, tha Bardhi.
Top Channel