23/12 19:50
Seanca plenare nisi me tensione dhe zhurmues në Kuvend, të krijuar nga deputetët e opozitës.
Deputeti Dashnor Sula u shfaq me një veshje të veçantë, i mbuluar me para false dhe letra bastesh e lotosh, një formë proteste kundër projektligjit për “bastet online”.
Por, me kërkesë të Partisë Socialiste, projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr 155/2045 për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar” u hoq nga rendi i ditës.
Ndërkohë, jashtë Kuvendit qëndrojnë deputetët e përjashtuar, që i përkasin dy grupimeve, mbështetësit e Gazment Bardhit dhe “Rithemelimit”. Edhe aty vazhdojnë tensionet, pasi Flamur Noka hodhi miell drejt Gardës.
Top Channel