Mijëra njerëz ishin mbledhur sot në mauzoluemin monumental indian Taxh Mahal për të bërë nderimet ndaj sunduesit të etnisë mugal, Shah Jahan me rastin e 369 vjetorit të vdekjes.
Eventi tre-ditor bëhet në nder të udhëheqësit që besohet se ka porositur ndërtimin e strukturës që njihet si “monumenti i dashurisë” në kujtim të mbretëreshës së tij Mumtaz Mahal.
Mijëra njerëz shiheshin sot rreth strukturës së mermerit të bardhë që besohet se është kompletuar në shekullin e 16-të.
Dita përkujtimore përfshin rituale të ndryshme dhe oferta për varrin e perandorit Shah Jahan.
Shah Jahan ishte sunduesi pestë mugal pas Mughal Babur, Humayun, Akbar, e Jahangir.
Mauzoleumi gjendet në qendër të një toke prej 17-hektarësh ku përfshihet xhamia dhe një shtëpi pritjeje, mes kopshteve e mureve të lashta rrethuese.
Taxh Mahal u shpall trashëgimi botërore e UNESCO në 1983 si një “xhevahir i artit musliman në India dhe admirohet si një kryevepër e trashëgimisë së njerëzimit”.
Top Channel