“Dil nga shtëpia”/ E ëma i bëri kërkesën e papritur, Selin merr vendimin: Nuk do lejoj kurrë që burra të atij niveli të fitojnë në krahët e një vajze 02/04 02:02
Seanca plenare ditën e sotme nisi dhe përfundoi me tensione.
Ndërkohë që deputetët e opozitës ndodheshin në foltore, Alibeaj ishte i ulur në vendin e tij dhe dukej mjaft i qetë. Deputeti i rithemelimit Petrit Doda ka shkuar me nerva aty pranë Alibeajt, duke i drejtuar gishtin dhe i bërtet. Ai i kërkon që të mos rrijë aty, por të afrohej tek Foltorja. Ndërkohë që Alibeaj vazhdon të ruajë qetësinë me duart e kryqëzuara, ndërsa një person nga garda e largon Dodën.
Seanca e sotme i ngjan atyre të kaluara, pasi u mbajt mes kaosit dhe tensioneve. Deputetët opozitarë i ranë pa pushim zhurmuesve.
Top Channel