“Me Meritonin puthesh çdo natë”/ Sara-Ilnisës: Gati të veshësh fustan për…
08/02/2024 18:03
Sara dhe Ilnisa nuk kanë kursyer akuzat për njëra-tjetrën, për traditën e dasmës që do të zhvillohet sonte në Big Brother VIP.
Banorja i tha Ilnisës se ajo po e vesh fustanin e bardhë vetëm për vëmendje, pasi me Meritonin puthet çdo natë.
Sara: O Gaz ajo është gati të vishet nuse për të marrë vëmendje vetë. E kupton ti.
Ilnisa: A për vëmendje?
Sara: E ke ngaqë do me puthe Meritonin? Ti puthesh përnatë.
Ilnisa: Unë puthem përnatë? Ku je ti kur puthem unë përnatë?
Sara: Aty kam ndenjur edhe kam kaluar.
Ilnisa: Unë Meritonin e përqafoj çdo natë. Nuk kam parë gjë.
Sara: Por nuk e besoj se po e bën të puthur Meritonin.
Ilnisa: Nuk i jap kujt llogari për jetën time.
Top Channel