Mashtronin në aplikim për marrjen e vizës amerikane, në pranga 5 persona në Tiranë, një tjetër në kërkim

08/02/2024 09:18

Një rast mashtrimi dhe falsifikimi të folmularëve për të aplikuar për viza amerikane është zbuluar nga policia e shtetit që vuri pas hekurave 5 persona dhe u shpall në kërkim një tjetër. 

Ky aktivitet i paligjshëm u zbulua nga specialistët e krimit ndërkombëtar në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë të cilët sinjalizuan policinë në lidhje me aktivitetin e një faqeje Instagrami ku premtoheshin viza 10 vjeçare amerikane, kundrejt pagesës prej 10 mijë eurosh.

Hetimet zbuluan se pas këtij profili fshihej Renato Nasto, icili tashmë u arrestua.

Në këtë faqe Instagrami që ka 11 mijë e 500 ndjekës Renato Nasto gjente të interesuar për vizë mes të cilëve edhe 4 të arrestuarit  Klea Prifti, Klaudio Leçini, Klaus Kapedani dhe Xhemal Seseri si dhe i shpalluri në kërkim Eduard Gjini. Renato Nasto i instruktonte klientët e tij se si të plotësonin formularin online të aplikimit për vizë me të dhëna të rreme në mënyrë që ata të shpalleshin fitues në një nga kategoritë e vizave për të cilat aplikonin. Më pas ai i shoqëronte edhe në ambasadë ku intervistoheshin dhe pasi shpalleshin fitues u merrte shumën e parave.

Lidhur me këtë veprimtari kriminale ka reaguar edhe ambasada e SHBA në Tiranë që u bëri thirrje qytetarëve që aplikimet për viza ti dorëzojnë vetë dhe jo përmes “të ashtuquajturave” agjenci udhëtimi, konsulentëve të vizave ose kompanive të tjera që ofrojnë shërbime për viza. Aplikantët për viza duhet gjithashtu të tregojnë kujdes në lidhje me mashtrimet në platformat e mediave sociale që pretendojnë se garantojnë viza amerikane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA