Ndaj mjekut Edvin Prifti SPAK ka komunikuar akuzat e “Korrupsionit” dhe “Pastrimit të parave”.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro mbi llogaritë bankare të mjekut kardio-kirurg Edvin Priftit, duke i sekuestruar shumën prej 51.479.368 lekësh dhe shumën prej 177.497 Euro. Ai shpesh herë ka kërkuar lirimin e llogarive bankare, duke deklaruar se i ka të justifikuara, por Gjykata e Lartë e ka rrëzuar kërkesën.
Policia gjyqësore ka kryer një hetim të thelluar financiar dhe pasuror të Priftit dhe subjekteve tregtare të krijuar prej tij. Dyshohet se Prifti ka ngritur një skemë të mirëfilltë kriminale që konsistonte në paraqitjen e faturave tatimore fallco me qëllim shmangien nga pagimi i tatimeve.
Nga verifikimet e llogarive bankare të Edvin Priftit apo personave fizik të regjistruar në emër të tij është konstatuar se Prifti kryente depozitime cash në llogari bankare të hapura në banka të ndryshme të nivelit të dytë.
Top Channel