Gjykata e Posaçme vendosi të rrëzojë kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për të marrë pjesë në seancat plenare në Kuvend.

Burimet e gazetares së Top Channel, Anila Hoxha thanë se gjatë seancës me dyer të mbyllura avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha përpos sjelljes së praktikës së gjykatës së Strasburgut, kërkuan që Berisha të lejohet të shkojë në parlament pasi i  rrezikohet mandati nëse nuk paraqitet për gjashtë muaj.

Berisha ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të vitit 2023, pasi është i dyshuar për korrupsion në çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani.

Për herë të parë ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit në SPAK më 23 janar ku dhe iu përgjigj prokurorëve mbi dosjen Partizani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA