Dhunoi mbesën 8 vjeç, nën hetim një 30-vjeçare në Gjirokastër
08/02/2024 12:11
Një 30-vjeçare është vënë nën hetim, pasi dyshohet se ka dhunuar mbesën e saj 8-vjeçare në Gjirokastër.
Po ashtu një 56-vjeçar është vënë nën hetim pasi ditën e djeshme, në rrugën “18-shtatori” në Gjirokastër, ka goditur me automjet një 7-vjeçare e cila ishte këmbësore. Vajza e vogël është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë që po në Gjirokastër, mesditën e djeshme është shkrumbuar plotësisht banesa e një 48-vjeçari në lagjen “Zinxhira”. Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndije elektrike, e cila ka marrë fjalën dhe është djegur plotësisht.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel