Plagosi prokurorin Arian Ndoja dhe vrau shoferin e tij, arrestohet në Dubai Julian Meçaj. Gati ekstradimi

08/02/2024 16:10

Interpol Abu Dhabi ne Emiratet e Bashkuara Arabe ka konfirmuar zyrtarisht se në datë 17.01.2024, është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Shqiperisë, Julian Meçaj.

Meçaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana pasi në datë 20.01.2023 Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë me vendimin penal nr. 89, datë 20.11.2022, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publike mbetur në tentativë”, “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, “Vjedhja e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë”, “Grup i strukturuar kriminal”dhe “Sigurimi i kushteve/mjeteve për të kryer vrasje” parashikuar nga nenet 79/a-22, 79/dh-22, 278/1,2; 28/4, 333/a/2, 334 dhe 80 të K. Penal.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në datë 01.11.2019 në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të Mbikalimit të Shkozetit, Julian Meçaj në bashkëpunim me persona të tjerë ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit me targa AA 333 ZD, në të cilin udhëtonin prokurori Arian Ndoja, Aleksander Laho dhe shoferi Andi Maloku. Si pasojë e të shtënave janë plagosur Arian Ndoja, dhe Aleksander Laho, ndërsa Andi Maloku ka gjetur vdekjen.

Interpol Tirana është duke kryer te gjitha procedurat në bashkëpunim me Interpol Abu Dhabi/Emiratet e Bashkuara Arabe me qëllim ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA