Gazment Bardhi, pas përfundimi të seancës në Kuvend tha se urdhri për të mos i lejuar deputetët e opozitës të hynë në Kuvend është i paligjshëm, pas sipas tij nuk kanë shkelur asnjë rregull.

“Edhe sot e pash, që pavarësisht me një urdhër të paligjshëm, pjesa dërrmuese e deputetëve nuk u lejuan të futen në seancë edhe se nuk kanë shkelur asnjë rregull. Grupi parlamentar vijoi aksioni për t’ju shpjeguar shqiptarëve që nuk është një parlament normal dhe përsa kohë i mohohen të drejtat kushtetuese nuk mund të ketë një parlament të rregullt”, tha Bardhi.

Ai  bëri thirrje kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës të të heqë dorë nga arroganca dhe se është përjashtuar vetëm se i kërkoi llogari se pse nuk u lejua të futej në seancë plenare.

“Dua të apeloj mazhorancën dhe kryetaren e Kuvendit , të heqë dorë nga arroganca, nga masat që tentojnë të shtypin opozitën. Unë jam përjashtuar nga kuvendi sepse nuk u lejova të futem në seancë plenare, i kërkova llogari kryetares dhe për këtë shkak jam përjashtuar. Për këtë parlament nuk ka rregulla të shkruara dhe mjafton rregulli i pashkruar i Edi Ramës dhe bandës së tij”, tha kryetari i grupit të PD.

Përsa i përket futjes së deputetëve më herët në parlament, ndër ta edhe Lulzim Basha, Bardhi tha se ndien keqardhje që i janë përgjigjur mesazhit të PS, ndërsa paralajmëroi se situata do të vazhdojë e tillë nëse nuk zbatohet kushtetua.

“Ndjej keqardhje që një pjesë e opozitës i ishin përgjigjur për të shkuar në orën 9. Po e bëjmë këtë betejë që t’i kthehemi parlamentit, nuk kërkojmë asnjë favor, kërkojmë të kthejmë normalitetin në Kuvend duke zbatuar kushtetutën dhe rregulloren. Deputetët e opozitës nuk janë si një fasadë ndaj regjimit të Edi Ramës. Në vitin e ardhëm Shqipëria të ketë zgjedhje të lira.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA