Vodhi një shumë parash në banakun e një farmacie, vihet në pranga 19-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”, i shtetasit A.K., 19 vjeç, banues në Peshkopi.
Ky shtetas vodhi një shumë parash në banakun e një farmacie, por u konstatua nga një punonjëse e Policisë Rrugore dhe falë reagimit të menjëhershëm të Patrullës së Përgjithshme dhe të Shqiponjave u bë kapja dhe arrestimi i tij në flagrancë.
—
Po nga këto shërbime u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin O.Gj., 19 vjeç, banues në Maqellarë, pasi për motive të dobëta, është konfliktuar dhe ka goditur me sende të forta shtetasit R.K., dhe A.P.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel