A po shkon vendi në drejtimin e duhur? Mes ngërçit të shkaktuar nga opozita në Parlament dhe inflacionit të akuzave politike, Instituti Ndërkombëtar Republikan i dha përgjigje kësaj pyetje përmes një sondazhi kombëtar, ku rezultoi se perceptimi publik anon nga fakti se vendi po shkon në drejtimin e duhur.
Ky perceptim përforcohet nga një tjetër e dhënë, pasi pyetjes se kush fiton zgjedhjet lokale nëse ato zhvillohen të dielën e ardhshme , rreth 47 përqind janë të gatshëm të votojnë Partinë Socialiste, ndërsa vetëm 17 përqind janë pro opozitës.
Megjithatë thembra e Akilit vijon të jetë korrupsioni, pasi 86% e të anketuarve janë të mendimit që ai është një nga problemet me serioze ne Shqipëri. Por, rreth 58% e të anketuarve mendonin se vendi është në drejtimin e duhur. Shpresën të anketuarit mesa duket e shohin tek Struktura e Posaçme Antikorrupsion e cila ka ngjallur shpresën në luftën kundra korrupsionit. Sipas anketës rreth 69% e të anketuarve kanë besim se SPAK do të luftojë korrupsionin në vend.
Një nga elementët e formimit të opinionit publik është media. Sipas sondazhit të Institutit ndërkombëtar Republika , rreth 77 përqind e shqiptarëve vazhdojnë të informohen nga televizioni dhe në vend të dytë renditen mediat sociale dhe interneti. Sondazhi nxjerr në krye të klasifikimin Top Channel si media e parë dhe kryesore në vend me audiencën dhe me besueshmërinë më të lartë te qytetarët.
Për nxjerrjen e këtyre të dhënave, Institut Ndërkombëtar Republikan në bashkëpunim me IDRA intervistoi rreth 1800 qytetarë shqiptar mbi moshën 18 vjeç në të gjithë territorin e vendit.
Top Channel