Sara Gjordeni, shprehet me bindje se hyrja e Endrik Bebës brenda shtëpisë, me të cilin ka pasur një romancë nëntë vite më parë, nuk do të ndikojë në raportin që ka krijuar me Bardhin.

Në një diskutim me Françeska Muratin, pas spektaklit të mbrëmshëm, modelja u shpreh se shpreson që këngëtari të mbajë vendin e vetë.

Françeska: Si t’u duk kjo hyrja e re?

Sara: Po ta them vetëm me një fjali, ka kaluar para nëntë viteve

Françeska: Po mirë, po prapë…

Sara: Unë uroj, që ai djali me karakterin që ka, të mbajë vendin e vetë

Françeska: Të shohim në ditët në vijim, sepse ai është futur shumë fort

Sara: Do të qetësohet

Françeska: Mendon se do të ndikojë në marrëdhënien tënde me…

Sara: Absolutisht jo

Françeska: Ti je e lumtur

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA