Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, njoftoi miratimin e projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit mes Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe qeverisë së Kosovës në fushën e arsimit të lartë dhe bashkëpunimit në kërkimin shkencor.
Në këtë marrëveshja përfshihet dhënia e bursave, ku studentët e Kosovës mund të vijnë në Shqipëri dhe po njësoj, studentët shqiptarë mund të studiojnë në Kosovë.
“30 bursa në vit për studentë që duan të studiojnë në Shqipëri në programe të ndryshme, do të ketë një komision vlerësimi. Një tjetër komponent është sa i përket njohjes së gradave dhe titujve shkencor, pritet lehtësimi i procedurave”.
Bashkëpunimi shtrihet edhe në kërkimin shkencor.
“Mobiliteti i studentëve në të dy vendet është shumë i rëndësishëm. Nëpërmjet granteve që japim, inkurajojmë projekte të përbashkëta studimore, me qëllim që të vijojmë këtë bashkëpunim të suksesshëm”, u shpreh ministrja.
Marrëveshja pritet të ratifikohet në Kuvendin e Shqipërisë.
Top Channel