Një 61-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme, pas një sherri për motive të dobëta që ndodhi në Vlorë.

Autori, 43-vjeçari me iniciale G. Sh., është identifikuar dhe arrestuar pas ngjarjes.

“Sot, rreth orës 21:00, në lagjen “10 Korriku”, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në ambientet e një lokali, shtetasi G. Sh., 43 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin P. Z., 61 vjeç”, njoftoi policia.

I ndodhet në spitalin e Vlorës, në kujdesin e mjekëve. Në komisariat është shoqëruar edhe pronari i lokalit ku ndodhi plagosja.

Vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA