Partia Socialiste kërkon përjashtimin e katër deputetëve demokratë, pas përplasjeve dhe kaosit në seancën e fundit plenare.

Socialistët i kërkojnë Sekretariatit e Etikës përjashtimin e ligjvënësve Bledion Nallbatit, Asllan Dogjani, Flamur Noka dhe Gazmend Bardhi.

Të hënën, deputetët e Rithemelimit dhe mbështetësit e Gazment Bardhit kërkuan të futen në seancë, pavarësisht se 19 prej tyre ishin të përjashtuar në seancën e sotme.

Në pamundësi për të kontrolluar se cilët ishin të përjashtuar e cilët jo, efektivët e Gardës i bllokuan të gjithë deputetët e opozitës duke mos i lejuar të futen në Kuvend.

Ndërkohë që pak metra më tutje, kishte nisur protesta e paralajmëruar e opozitës, deputetët që nuk kishin masë disiplinore arritën të futen në sallë, duke shkuar menjëherë drejt tryezës ku qëndrojnë kryeministri Rama dhe ministrat.

Efektivët e Gardës bënë sërish një gardh përpara ministrave duke penguar Gazment Bardhin, Flamur Nokën dhe Asllan Dogjanin që t’i afroheshin kryeministrit.

Top Channel