Legjislacioni i ri ashpërson kushtet e rekrutimit në ushtri teksa Kievi kërkon të rimbushë radhët në vijim të luftës vrasëse me Rusinë, në lindje të vendit.
Deputetët në Ukrainë kaluan sot leximin e parë të ligjit të ri të mobilizimit pas vështirësive për kalimin e një versioni të mëparshëm.
Parlamenti mbështeti ligjin “e rishikuar”, i cili ul moshën e të rinjve për shërbim ushtarak dhe vështirësimin e shmangies së shërbimit në luftë.
Mosha e re e shërbimit në frontin e luftës është 25 vjeç.
Teksa ligji i vjetër detyronte lirimin e menjëhershëm të ushtareve që kishin shërbyer 36 muaj në luftë, kjo tashmë nuk është më automatike.
Zelenski ka thënë në dhjetor se kërkon të mobilizojë “gjysmë milioni ushtarë” për të luftuar Rusinë .
Megjithë miratimin e sotëm, ligji pritet të ketë ndryshime të tjera.
“Ky nuk është versioni final, do të ketë një lexim të dytë dhe amendamente,” tha deputeti Oleksiy Goncharenko.
Kievi i mban sekret shifrat e të vrarëve në luftën brutale por sipas llogaritjeve humbjet arrijnë në rreth 100 000 njerëz, pa llogaritur vdekjet e civilëve.
Shifra besohet se është ngjashme dhe me humbjet e ushtarëve rusë.
Top Channel