Kjo është panorama qe të ofron rruga nacionale Hani i Hotit – Shkodër.
Një nga akset më të rëndësishme të vendit sepse lidh Shqipërinë me vendet e rajonit dhe Bashkimit Europian dhe përmes së cilës kalojnë turistët e huaj dhe emigrantët. Në të dy anët e saj, ka mbeturina dhe inerte.
Vetëm pak metër larg kësaj rruge shumë të rëndësishme, ndodhet ky landfill illegal, i krijuar ndër vite. Në këtë zonë, mund të hedhin mbeturina dhe interte, kushdo, pa u frikësuar nga forca e ligjit.
Gjatë gjithë ditës, në këtë pikë, ka makina të cilat hedhin mbeturina dhe inerte, duke e zgjeruar edhe më shumë sipërfaqen e kësaj grope gjigante.
Disa herë janë ndërmarrë aksione për pastrimin e aksit Hani i Hotit- Shkodër, por më pas, është rikthyer sërish ndotja pa kriter.
Top Channel