Koloneli rus Albert Atmurzaev qëllohet për vdekje nga pala ruse, i vrarë nga ushtarët e Kadirov në Çeceni (fotot)

07/02/2024 15:25

Një kolonel i ushtrisë ruse raportohet se është qëlluar për vdekje në kokë nga ushtarë rusë në Çeçeni, që gjithashtu punonin për komandantin vendor të Putin.

39 vjeçari Albert Atmurzaev, u vra nga garda Kombëtare çeçene e liderit Ramzan Kadyrov, pas refuzimit të ndalimit të automjetit në një postbllok atje, raporton rrjeti britanik The Sun.

Vrasja ndodhi në kryeqytetin çeçen Grozni, ku lideri Kadirov është para shpesh të grumbullojë ushtrinë e tij në mbështetje të luftës së Putin në Ukrainë.

Raportimet thonë se Atmurzaev – zyrtar i lartë i ministrisë së brendshme, kaloi me makinë pranë stadiumit të Akhmat, ku u sinjalizua të ndalonte.

Kur mjeti nuk ndaloi ishin qëlluar dy të shtëna paralajmërimi në ajër dhe më pas Atmurzaev ishte qëlluar në kokë.

Koloneli i plagosur ishte dërguar në spital por doktorët nuk mundën ta shpëtonin.

Forcat ruse e çeçene nuk kanë komentuar ende për ngjarjen turpëruese, por vrasja aksidentale është një dëmtim serioz i reputacionit të ushtrisë në kohë lufte.

Kreu çeçen Kadirov ka marrë gradën kolonel-Gjeneral nga Putin dhe mban gjithashtu nderimin më të lartë të Kremlinit, Hero i Rusisë.

Pas vdekjes së dyshimtë të Jevgjeni Prigozhin vitin e kaluar, ka raportime se ish-trupat e grupit mercenar Wagner në Ukrainë mund të zëvendësohen me ushtarët çeçenë të Kadyrov.

Mercenarët me eksperiencë ishin përfshirë prej vitesh në luftimet në lindje të Ukrainës, ndërsa tani raportohet se rreth 7,000 ushtarë çeçenë janë atje, shkruan The Sun.

Në nëntor lideri çeçen shihej në një video ku rrihte një të burgosur të ri të akuzuar se kishte djegur Kuranin./TheSun/

FOTO GALERI
2/3
Raportimet thonë se Atmurzaev (ne rreth te kuq) – zyrtar i lartë i ministrisë së brendshme, kaloi me makinë pranë stadiumit të Akhmat, ku u sinjalizua të ndalonte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA