Interi pa Inzaghin në Romë, Lukaku kërkon ‘hakmarrjen’ për vërshëllimat

07/02/2024 10:28

Një nga ndeshjet më të vështira në karrierën e Romelu Lukakut, ka qenë padyshim ajo e 29 tetorit të vitit të kaluar në “San Siro” si kundërshtar i Interit, me belgun që preku shumë pak topa dhe u vërshëllye për 90 minuta në humbjen 1-0 të Romës.

Tifozeria zikaltër nuk ia fali asnjëherë ‘tradhtinë’ sulmuesit belg, që ndryshoi mendje në verë dhe refuzoi transferimin te Interi, megjithatë kur duket se skuadra e Inzaghit ka marrë rrugën drejt titullit kampion, Lukaku ka mundësinë t’i bëjë një surprizë të pakëndshme.

Roma do të presë Interin të shtunën në orën 18:00 në “Olimpico”, pa Simone Inzaghin në pankinë dhe me Lukakun që do të ketë një motivim ekstra përballë ish-shokëve të tij të skuadrës, të cilëve do të provojë t’u vendosë stërkëmbëshin në rrugën drejt titullit.

Sulmuesi belg ka shënuar 15 gola në 28 ndeshje me Romën, por ka ‘mbetur thatë’ në dy javët e fundit, ndaj do të kërkojë rikthimin te goli pikërisht ndaj zikaltërve të shtunën. Por a do të jenë dakord treshja Pavard-Acerbi-Bastoni? /Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA