Rasti i ngarkesës me “OKSAMIL” ishte pjesërisht viktimë e kësaj skeme.
Produkti ishte ndaluar në vendet e BE, por lejohej të përdorej në Shqipëri. Nedrete Arapi një ndër eksportueset më të mëdha në vend thotë se mungon zinxhiri i komunikimit mes fermerit dhe institucioneve përgjegjëse.
“Kur u ndalua në Evropë në muajin maj, OKSAMIL-i tek ne erdhi në shtator, duhet të na kishte një paralajmërim edhe ne pikave të grumbullimit që kini kujdes. Ka qenë në treg deri në shtator deri sa ai kolegu im humbi, pagoi 33 mijë euro për një maune”, u shpreh Nedrete Arapi, fermere.
Në mungesë të funksionimit të hallkave, eksportuesja thotë se operojnë me njohje dhe marrin përsipër rrisqe që nuk u takojnë. Ajo, rrëfen një episod konkret për një sasi të madhe produkti të bllokuar.
“Ne luajmë me rriskun këtu, duke pasur shumë fermerë, që dikush ka 2 ha ata janë më të besueshëm, por kanë edhe sera të vogla dhe pesticidet janë problem shumë i madh. Para dy vitesh mu kthye një kamion me domatina me një pestic që e kishte pasur karancën shumë të gjatë. Me zotin jemi, mundohemi me forcat tona ta gjejmë ku është më e mira, mundohemi çfarë ka hedhur, agronomët t’i pyesim, vetë po e bëjmë më shumë këtë luftë“, u shpreh Nedrete Arapi, fermere.
Qarkullimi i kimikateve të ndaluara prodhon pasoja për eksportuesit që u kthehen ngarkesat prapa. Por, ekspertët ngrenë alarmin se nuk ka asnjë të dhënë se çfarë ndodh me prodhimet që dalin në tregun shqiptar.
Top Channel