I dënuar nga Italia për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 56-vjeçari në Elbasan! Përdorte tri identitete
07/02/2024 12:14
Një 56-vjeçar nga Elbasani i cili përdorte tri identitete të ndryshme, është vënë në pranga për shfrytëzim prostitucioni në Itali.
Autoritetet gjyqësore shqiptare kanë njohur vendimin e autoriteteve gjyqësore italiane, për dënimin e këtij shtetasi, me 4 vjet burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”. Nga ky dënim, 56-vjeçarit i kanë mbetur për të kryer në vendin tonë, 2 vjet burgim.
Ai njihet me emrat Artur Llupa alias Robert Cani alias Luan Tabaku, banues në Elbasan.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel