Burrel/ Metalurgët në protestë, kërkojnë largimin e drejtorit të UFK, përmirësim të kushteve dhe rritje pagash

07/02/2024 17:38

Punonjësit e uzinës së Ferrokromit të Komsisë në Mat kanë protestuar duke shtruar disa kërkesa ndaj kompanisë turke që ka në administrim uzinën.

Rreth 80 metalurg kanë shtruar kërkesat e tyre në lidhje me largimin e drejtorit të kësaj uzine, përmirësimin e kushteve të punës dhe rritje të pagës. Kërkesa për largimin e drejtorit lidhet me një incident të dy viteve më parë, ku sipas metalurgëve drejtori ka dhunuar kolegun e tyre, Hamit Metra, ngjarje për të cilën gjykata e shkallës së parë Mat e ka shpallur fajtor.

Nga ana tjetër, kolegët e Metrës të cilët kanë qenë në vendin e ngjarjes kur ka ndodhur incidenti dhe kanë dalë dëshmitar të tij në gjykatë, deklarojnë se diskriminohen nga drejtori.

Metalurgët thonë se protesta e tyre do të vijojë deri në realizimin e kërkesave dhe nëse nuk do të merren parasysh, ato do të përshkallëzohen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA