“Babai më vdiq kur isha 1 vjeç”, rrëfimi prekës i Endrik Bebës: Bashkëshorten e kam njohur në një ceremoni mortore

07/02/2024 13:06

Endrik Beba e ka nisur ditën në BBV me një rrëfim prekës.

Teksa ndodhej në oborr së bashku me Françeskën, ai tregon se është fëmijë i vetëm dhe se babai i tij e ka lënë kur ka qenë vetëm një vjeç. Ai ka folur edhe për partneren e tij Kela, ku tregon se e ka njohur në një varrim.

Endrik Beba: Unë jam çun i vetëm, nuk kam as motër, as vëlla,  vetëm unë kam qenë. Kur kam qenë i vogël e kam ndjerë shumë, i kërkoja mamit një vëlla. Por duke qenë se babai mua më ka lënë 1 vjeç, mamaja nuk ka patur njeri në jetën e vetë dhe ka qenë e pamundur.

Ndër të tjera Beba shprehet se miqtë e kanë zëvendësuar mungesën e vëllait.

Endrik Beba: Normalisht pastaj fillon njihesh me shoqëri sidomos kur ke shumë kohë me një person fillon afeksionohesh e konsideron si vëlla Mua më ka dhënë zoti të paktën dy-tre miq të tillë që i kam si vëllezër.

Përsa i përket partneres së tij këngëtari shprehet:  Me bashkëshorten jemi njohur në një varrim. Ka qenë njohja dhe pastaj mbas disa kohësh kemi patur mundësi që të fillonim të flisnim prapë me njëri-tjetrin. Madje unë kam qenë dhe pak i mërzitur, por kam patur një koncert një natë më përpara dhe kam qenë në qejf, impakti i parë në bisedë, pyetja që më ka bërë Klea është: ‘Ju jeni diplomat?’ E kam parë dhe i kam thënë: “Goce, asgjë në lidhje me diplomatin, është komplet e kundërta” dhe pastaj jemi takuar më mbrapa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA