Afërsisht gjysmë milionë turistë të huaj kanë hyrë në vendin tonë gjatë janarit 2024, Rama: Shqipëria nuk ndalet!

07/02/2024 16:30

Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në Facebook ku tregon për arritjet në sezonin e ri turistik.

Krahasuar me vitet e kaluara janari i 2024-ës ka një numër turistësh të huaj 30% më të lartë. Për 31 ditë në vendin tonë kanë hyrë 489,599 turistë të huaj.

Rama shkruan se Shqipëria nuk ndalet në rritjen si një forcë e re në turizmin mesdhetar.

“Janari ka dhënë një sinjal të fortë për bumin e mirëpritjes së sezonit të ri turistik, me një rritje rekord turistësh, gati gjysmë milioni, duke pohuar faktin se Shqipëria nuk ndalet në rritjen e saj si një forcë e re në turizmin mesdhetar.
Më shumë të ardhura, punësim, investime, biznes, ekonomi falë turizmit dhe një Shqipëri gjithnjë e më krenare në skenën ndërkombëtare falë turizmit”, shkruan Rama në Facebook.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA