Mollët në Korçë nuk po shiten! Shoqata e Biznesit kërkesë Qeverisë: Rrisni çmimin e referencës së importit, të paktën…

07/02/2024 11:55

Shoqata e Biznesit në një deklaratë i është drejtuar Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Bujqësisë në lidhje me problematikat e mosshitjes së mollës në Korçë.

Ata e cilësojnë si një situatë emergjente, për të cilën shteti duhet të ndërhyjë sa më parë, në mënyrë që mollën të shiten. Kjo ndërhyrje kërkohet të bëhet për rritjen e çmimit të referencës së importit me mbi 1 euro/kg për të paktën një periudhë 2-3 mujore dhe rritjen e kontrollit të produktit të importuar.

Letra e Shoqatës së Biznesit për mollën

E nderuar zonja Ministre, të nderuar zotërinj, nisur nga situata problematike aktuale e tregut të mollës vendase të Qarkut Korçë, e cila ka mbetur e pashitur si tek fermerët, ashtu edhe tek pikat e grumbullimit Korçë, kërkojmë ndërhyrjen tuaj në këtë situatë emergjente që ndodhemi, lidhur me mundësitë për të ndihmuar këtë sektor të rëndësishëm të Qarkut Korçë.

Shqetësimi jonë është real dhe i bazuar pasi ndodhemi para një situate ku vetëm ndërhyrja e shtetit Shqiptar mundet ta zgjidhë mungesën e shitjes së mollës të fermerëve korçarë.

Për këtë arsye, kërkojmë për të disatën herë ndërhyrjen tuaj lidhur me:

– Rritjen e çmimit të referencës së mollës së importit

– Rritjen e kontrollit të produktit të importuar të mollës (analiza dhe cilësi) në dogana kur importohet, ashtu siç edhe bëhet me produktet tona gjatë eksportit nga vendet pritëse.

Prodhimi i mollës është një prej kulturave me shume peshë në qarkun Korçë dhe investimet e kryera nga fermerët në prodhimin dhe magazinimin e mollës në frigorifer kërkon shumë mund dhe investim.

Rreziku i mos shitjes së mollës vendase për arsye të importit në sasi të konsiderueshme dhe jo konkurruese përsa i përket shumë problematikave që ne si fermerë i kemi ngritur në çdo takim po sjell falimentimin e fermave të prodhimit të mollës në Qarkun Korçë.

Ndodhemi në të njëjtën situatë të muajit Shkurt 2019, ku pas ndërhyrjes tuaj në zgjidhjen e këtij problemi, solli edhe normalizimin e tregut dhe shitje të prodhimit vendas.

Molla mundet të ruhet në kushte optimale në frigorifer deri ne muajin Mars, sepse më pas kemi rënie të cilësisë dhe dëmtim të saj dhe në këto kushte fermerët do të detyrohen ta hedhin sasinë e pashitur që sot llogaritet rreth 12.000 ton deri ne 15.000 ton. Kjo do të sjellë humbje të mëdha për grumbulluesit dhe prodhuesit e mollës dhe mungesën e kësaj kulture në vitet e ardhshme.

Nga sa me lart propozojmë:

– Rritjen e referencës së importit me mbi 1 euro/kg për të paktën një periudhë 2-3 mujore.

– Rritjen e kontrollit të importeve të mollës në çdo pikë hyrëse doganore.

Rritja e ulet e reflektuar së fundmi në referencën e importit të mollës prej vetëm 0.017 euro/kg nuk solli asnjë efekt në ndalimin apo reduktimin e importeve, kështu që ju kërkojmë që rritja e referencës për një afat të shkurtër kohor 2-3 muaj të jetë e konsiderueshme dhe për këtë jemi te bindur se Ministria e Bujqësisë ka specialistet e duhur për ta vlerësuar. Me besim se shqetësimi jonë do të vlerësohet nga qeveria, ju lutemi të ndërhyni sa më parë për zgjidhjen e kësaj situate.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA