Zgjodhi Tottenhamin, talenti suedez: S’ishte e lehtë të refuzoja Barcelonën

06/02/2024 08:45

Mesfushori suedez, Lucas Bergvall (18 vjeç), ishte një nga objektivat e Barcelonës në pjesën e fundit të merkatos dimërore dhe madje udhëtoi për në Barcelonë me familjen e tij për t’u takuar me drejtorin sportiv të Barçës, Deco, por futbollisti i ri zgjodhi ofertën e Tottenhamit dhe nënshkroi me klubin anglez për pesë sezonet e ardhshme, deri në vitin 2029.

Pak ditë pas njoftimit për nënshkrimin e tij, Bergvall dha një intervistë për gazetën suedeze “Aftonbladet” në të cilën shpjegoi se nënshkrimi i tij për Barçën ishte afër realizimit, por ai zgjodhi të Tottenhamin si hapin e radhës në karrierën e tij.

“Ndihem mirë për zgjedhjen e bërë. Ishte një zgjedhje shumë e vështirë, ishte 50-50 për një kohë të gjatë, por ndjeva se hapi tjetër për mua ishte Tottenhami. Nuk ishte shumë e lehtë t’i thosha “Jo” Barcelonës, më mori shumë kohë për të vendosur. Ishte një vendim i vështirë”, tha Lucas Bergvall.

Mesfushori i ri do të jetë në Djurgarden deri në qershor dhe më pas do t’i bashkohet ekipit të parë të Tottenhamit. /Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA