2500 sterlina për të nxjerrë kriminelët nga Anglia, Daily Mail infiltrohet brenda rrjetit të trafikantëve shqiptarë Pesë drejtues mjetesh në Tiranë janë arrestuar brenda 48 orëve për shkelje të rregullave të qarkullimit.
Pasi u ndaluan nga punonjësit e policisë këta shoferë kanë tentuar t’i korruptojnë, për t’i lënë të lirë.
Njëri prej tyre nuk u kursye me vlerën e parave që i drejtoi efektivit të rrugores, duke i drejtuar 50 mijë lekë.

Në pranga ra dhe një grua, e cila u ndalua për shkelje të rregullave të qarkullimit. Ajo tentoi t’i japë punonjësit të policisë 2000 lekë, për të vazhduar punën e saj, por përfundoi nën pranga.
Në video shihet kur 39-vjeçarja numëron paratë, ndërkohë që polici i kërkon letrat e makinës. Kur ajo ia jep lekët së bashku me lekët, polici thotë: Më jep vetëm letrat. Ndërkohë që tregon para kamerës së policisë 20 mijë lekëshin ryshfet.
Top Channel