Ndarja e detyrave të shtëpisë ka përfshirë në një vorbull sherri Heidin dhe Rozën, të cilës më pas i është bashkuar edhe Romeo.

E risjell si moment për t’u sqaruar nga Vëllai i Madh gjatë Primes, Roza i është kthyer Heidit duke thënë se mund të puçi-puçi me këdo. Ndërkaq, banorja i është kundërpërgjigjur duke thënë se është kthyer në normale tanimë që ajo të hedhë spica.

Roza: Në këtë rast sebepi i debatit ishte Heidi. Nuk e kanë nxjerrë tek video pjesën si nisi situata. I thashë Hedit, ‘Ik andej puci puci’.

Romeo: Pse më përfshinë dhe mua?

Roza: Unë e kisha me gocën, ajo mund të bëjë puci-puci me kë të dojë.

Heidi: Nuk do e zgjas shumë atë debat. Nuk do të bëjmë ne gardianet e banjave. Kur hyjmë bëjmë çfarë të doni ju. Kaq.

Roza: Heidi e ka kapur publiku këtë sqarimin tënd, po harxhon kohën kot me këtë fjali.

Heidi: Situata ishte kjo që Roza normal që do të hedhë spica. Unë që nuk i japë më rëndësi fillova duke qeshur. Dhe gabimin faktikisht e bëri pak Romeo sepse u fut dhe…

Roza: Ne po flisnim si goca në oborr dhe unë të lash dhe thash shko andej puçi-puçi… Është më mirë të rrish puçi-puçi me dashuri sesa të vish me duart në xhepa të turfullohesh. Dhe kthehet Romeo duke thënë që unë kësaj vajzës dua ti japë hapësirë të flasë.

Heidi: E tmerrshme.

Ledjoni: Heidi, si mendon Romeo ishte pjesë e bisedës apo u vetëpërfshi?

Heidi: Romeo u vetëpërfshi sepse nisi duke folur për debatin. Situata degjeneroi, sepse këta kanë tashmë një problem mes tyre.

Romeo: Këtu ka emocione, përfshihesh me njerëzit. Në momenti që mua më preken njerëzit që dua, nuk mund të rri pa bërë gjë.

Roza: Heidi ka debatuar edhe me njerëz të tjerë, pse nuk ke reaguar.

Ori Nebijaj: Ti e përfshive Romeon me atë buzëqeshjen tënde. Ju kur jeni vetëm keni standarde të tjera, kur bëheni çift keni të tjera. Reagoni me këto kodet që ne nuk po i marrim vesh. Dalim tek Heidi, ti thua që ajo ka karakteri ne saj kur debaton. Njësoj thotë dhe Meritoni për Ilnisën. Tani këto vajzat janë të afërta në karakterin tuaj. Çfarë problemi ka që ato debatojnë, luajnë dhe grinden me njëra-tjetrën. Ju të dy, deshët nuk deshët, afrimitetin tuaj e përfshitë në debati që kishit me Rozën, dhe ajo nga konflikti që ka me ty, nuk u shqit. Aty ishin 5 gra, që po debatonin për pastrimi ne tualetit. Dhe Roza i tha Heidit ‘puci-puci’. Dhe Heidi nuk të tha ty ‘lëre se nuk ia vlen’, po ta tha si ndodhi. Kjo është përfshirja.

Roza: Kush të bëri mbret ty këtu more? Çfarë të duket vetja ty? Ti nuk di të flasësh, nuk ke argument, di vetëm të ofendosh, e vërtetove edhe me Gracianon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA