Teksa panë një klip me momentet e tyre më të bukura, Bardhi arriti t’i “rrëmbente” puthjen e parë në buzë Sarës.
Një moment vërtet romantik mes çiftit, të cilët bënë të lumtur dhe pjesën tjetër të banorëve, të cilët po e ndiqnin nga dhoma e ndenjes.
Fillimisht Sara tha se puthja do të vijë në momentin e duhur, duke “shuar” shpresat për atë që të gjithë e prisnin.
Nuk kaluan pak minuta dhe çifti realizuan puthjen e parë mes tyre.