
Në fillim të emisionit “Procesi Sportiv” Ed Manushi i kërkoi të ftuarit Kostandini që t’i bënte dhe një kompliment Alesias.
Ai i tha se me fustanin që kishte veshur, duket si një lingotë ari. Manushi e ka ngacmuar duke e pyetur se si provohet që është shufër ari, ndërkohë që ai shprehet vetëm duke e shpuar për të marrë kampion.
Ed Manushi: Më jep një kompliment shpejt e shpejt për bashkëpunëtoren time.
Kostandini: Qenke bërë si lingotë ari, si ato lingotat e arit.
Ed Manushi: Pastaj do bësh provën nëse është ar apo jo. Si bëhet prova e arit?
Kostandini: Del pak keq kur e thua, por po e them. Bëhet me të shpuar.
Ed Manushi: Me kafshim.
Kostandini: Jo me shpim. Shpohet dhe merr kampion.
Ed Manushi: Na mirëkuptoni miq, por është ditë sporti dhe kuptohet gjithçka.
Top Channel