Deputetët e opozitës “çajnë” bllokadën e Gardës, zënë karriget në Komisionin e Reformës Zgjedhore

06/02/2024 12:34

Ndërsa opozita paralajmëroi se do të bllokojë sërish mbledhjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore, pak para nisjes, Garda nuk ka lejuar futjen e deputetëve në sallë.

Ata kanë mundur të “çajnë” bllokadën e Gardës, duke zënë karriget në sallë. Siç raporton gazetarja Elda Menga, mbledhja është ende pezull, pasi duan të marrin pjesë edhe deputetët e përjashtuar.

Ndër ata që u përplasen me Gardën janë Gazment Bardhi, Flamur Noka, Saimir Korreshi, Luan Boçi apo Albana Vokshi, të cilët thanë që nuk do bëjnë asgjë. Në tone të larta i thonë “Hapeni rrugën”, ndërsa deputetja Albana Vokshi i kërkon dokumentin që thotë se janë të përjashtuar.

“Janë në orët e fundit, sepse kjo tregon panik, kjo vetëm forcë nuk tregon sepse në një sistem demokratik, qeverisja demokratike forcën e ka të e vërteta dhe te ligji. Këta mundohen ta anashkalojnë ligjin, nëpërmjet Maliqit, janë në panik. Shiheni LIVE ça bën banda e pushtetit, kishte ndodh ndonjëherë në një vend demokratik që gr parlamentar i opozitës të lihej jashtë parlamentit, me qëllim që të mastruboheshin këta, si në një parlament monizëm? Shikojini sot, as ne deputetët nuk ka lejojnë as ju mediat. Duan ta bëjnë gjithçka në errësirë”, tha Flamur Noka, jashtë sallës, i cili u përplas edhe me deputetin Damian Gjiknuri.

Gjiknuri: Kodi është në fuqi, ne jemi komodë me këtë kod. Doni të bëni reformë, hajde të të dëgjojmë

Noka: Zotëri, opozitë me mua ti ta harrosh

Gjiknuri: O mulo, vë bast me ato…

Noka: Nuk e zhbëni dot opozitën, opozitë me mua ti nuk e bën dot

Gjiknuri: A je aty brenda?

Noka: Jo nuk jam, ke qenë në opozitë ti zot rrote? Ke qenë bashkëkryetar?

Gjiknuri: po kam qenë në opozitë, po

Noka: Jam unë në opozitë, kam unë bashkëkryetar

Gjiknuri: Kush ta solli?

Noka: Ta solli Rama e emërove ti, se keni qejf mercenarët

Mbledhjet e kaluara të Komisionit të Reformës Zgjedhore dështuan, pasi deputetët e opozitës nuk lejuan socialistët të ulen në karriget e tyre.

FOTO GALERI
2/21

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA