Grupe brenda Big Brother VIP3? Arbër Hajdari i ashpër me banorët: A ka ndonjëri prej jush strategji apo keni hyrë në llixha?

06/02/2024 22:48

A ka grupe brenda shtëpisë?

Një debat mes Julit dhe Artës ka nxitur opinionistin Arbër Hajdari të bëjë disa kalkulime të tijat, për të mbërritur në konkluzionin se në Big Brother këtë sezon të tretë nuk ka grupe dhe nuk ka as lider.

Ish-lojtarët e Bigut që rezultuan të suksesshëm, tha Hajdari, kanë ditur të ndajnë emocione me publikun, kanë ditur të luajnë, kanë ditur të krijojnë aleanca, kanë ditur të krijojnë grupe, kanë ditur të nominojnë, pra kanë qenë lojtarë të zgjuar.

A ka ndonjëri prej jush që ka ndonjë strategji brenda formatit për të fituar çmimin e madh apo keni hyrë në llixha, pyet Arbri.

 A ka grupe brenda shtëpisë?

Arbri: Në Shtëpi nuk ka grupe dhe nuk ka as lider, se ndoshta mund t’u ketë mbetur mendja te 3 të preferuarit para një jave. Ata nuk kanë as strategji. Ndoshta ata që mendojnë se janë lidera brenda shtëpisë, që unë e di se kush janë, për mua nuk janë as liderë dhe nuk kanë as strategji.

Ish-lojtarët e Bigut që kanë treguar edhe sukses kanë ditur të ndajnë emocione me publikun, kanë ditur të kenë strategji të qartë, kanë ditur të luajnë, kanë ditur të krijojnë aleanca, kanë ditur të krijojnë grupe, kanë ditur të nominojnë, pra kanë qenë lojtarë të zgjuar.

Tani pyetja ime është: A ka ndonjëri prej jush që ka ndonjë strategji brenda formatit për të fituar çmimin e madh apo keni hyrë në llixha? Jam kurioz sepse dua ta di sa prej jush që janë në atë shtëpi duan ta fitojnë çmimin e madh?

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA