Gjendet dhe sekuestrohet 1 kg e 500 gramë kokainë në Tiranë, arrestohen dy persona! Një tjetër në kërkim

06/02/2024 08:42

Një kilogram e gjysmë kokainë është sekuestruar nga ana e policisë së Tiranës, në një operacion ku u arrestuan 2 persona dhe u shpall në kërkim një tjetër. 

Të arrestuarit Envis Gorellari dhe Fatjon Cici ishion furnizuesit të shpërndarësve të kokainës në zonën e Astirit dhe të Kombinatit.  Policia kishte muaj që ishte vënë në ndjekje të tyre pas arrestimit të disa shpërndarësve.

Për t’u fshehur syrit të policisë dy të rinjtë ndërronin shpesh herë banesat duke marrë me qira apartamente të ndryshme ku bënin përzierjen e kokainës dhe ndarjen në sasi 100 200 gramshe që ua jepnin shpërndarëve.

Të rinjtë u arrestuan në bulevardin migjeni duke lëvizur me automiet dhe pas verifikimeve në zonë u gjet dhe banesa e tyre të cilën fare hapur kishin lënë kokainën dhe peshoren.  Hetimet vijojnë dhe për bashkëpunëtorët e tyre në aktivitetin e tregtimit të kokainës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA