“Gjaknxehtësinë e shpartalloi në atë lloj mënyre”/ Nis me debate Big Brother VIP, Meritoni “mollë” sherri mes Ilnisës dhe Romeos

06/02/2024 21:28

Prime i kësaj të martë në Big Brother VIP ka nisur me debate të ashpra, me protagonistë kryesorë Romeo Dhe Ilnisa.

Dyshja kanë debatuar pas deklaratës së Romeos në lidhje me marrëdhënien që po krijojnë Ilnisa dhe Meritoni.

Ai mendon se banorja po e përdor mikun e tij, Meritonin, për të arritur qëllimet e saj. Pas këtyre pretendimeve Ilnisa ka kërkuar të sqarohet me Romeon, por pa asnjë përgjigje.

Ilnisa: Fakti i fyerjes vazhdon të jetë edhe sot edhe çdo ditë. Me aq sa fola me Romeon nuk e mora përgjigjen se nga erdhi gjithë ai dyshim që më hodhi në fytyrë.

Romeo: Unë nuk mora një përgjigje.

Ilnisa: Ti ke një pikëpyetje për të cilën ti e shfaqe në atë mënyrë prime-n e kaluar. Mua më mbetet një fyerje në marrëdhënien tonë që nuk është prekur kurrë. Kam menduar se mos ndoshta për hatër dhe respekt të Meritonit gjithë atë gjaknxehtësi e shpartalloi në atë lloj mënyrë prime-n e kaluar. Loja mund të ketë ndikuar edhe enë këtë cep. Kjo qoshe e këndshme e një miqësie.

Romeo: Unë jam Ledion në një pozicion shumë të vështirë atë djalë e kam shok. Unë ka reaguar se nuk e mbaj dot. Unë jam i bindur për atë gjë që pash. Unë dua që ai djalë të jetë i qeshur për këtë arsye reagoj. Unë reagova se ajo gjëja mu duk tendencioze nga ana jote.

Meritoni: Unë Romeon e kam shumë shok, ne i kemi qëndruar mbrapa njëri-tjetrit në punët tona jashtë. Nuk kena aleancë. Unë nuk e pengoj në mendimet e tij dhe as ai mua nuk më pengon. Romeo i shpreh për momentin se çfarë ka parë. Unë jam shumë i lumtur.

Romeo: Unë e kam  thënë e di që Meritoni është një djalë që nuk e lejon veten të përdoret.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA