Ullinjtë mbesin pa vjelë/ Sipërfaqe të mëdha në Lushnjë të pashfrytëzuara prej mungesës së punëtorëve
24/11 12:50
Sot në qytetin e Romës në Itali do firmoset dokumenti i marrëveshjes për njohjen reciproke të Sigurimet Shoqërore.
Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se nga kjo marrëveshje me Italinë, do përfitojnë 500 mijë shqiptarë në Itali dhe mijëra shtetas italianë në Shqipëri.
“Mirëmëngjesi dhe me lajmin e mirë që sot firmoset dokumenti përfundimtar i marrëveshjes së shumëpritur për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore në Romë, ku mbi 500 mijë shtetas shqiptarë në Itali dhe mijëra shtetas italian mijë shtetas italianë në Shqipëri janë përfitues të drejtpërdrejtë nga kjo marrëveshje, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Top Channel