15/11 07:08
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka postuar një mesazh mbështetjeje për Mbretin Charles në rrjetet sociale.
Ai i uron mbretit shërim të shpejtë dhe shprehu se lutjet e tij janë me mbretin.
“Në emër të popullit ukrainas, dëshiroj t’i përcjell fjalët e mbështetjes dhe urimet për një shërim të shpejtë ndaj Madhërisë së Tij Mbretërore Mbretit Charles III.
Ne kujtojmë vëmendjen dhe dhembshurinë e vërtetë të Madhërisë suaj për Ukrainën dhe ukrainasit dhe e vlerësojmë shumë atë. Mendimet dhe lutjet tona janë me Madhërinë Tuaj, Familjen Mbretërore dhe popullin britanik“, shkori ai në “X”.
Top Channel