20/12 21:21
Opozita synon të bllokojë sërish mbledhjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore, e planifikuar të nisë këtë të martë në orën 12:30.
Në 11.30 grupi i Gazment Bardhit dhe Rithemelimit do të mblidhen në seli, ku pritet të diskutojnë skenarët e bllokimit të punimeve.
Mbledhjet e kaluara të Komisionit të Reformës Zgjedhore dështuan, pasi deputetët e opozitës nuk lejuan socialistët të ulen në karriget e tyre.
Në 26 janar, demokratët bllokuan sallën ku do të zhvillohej mbledhja. Deputetet Albana Vokshi dhe Lindita Metaliaj zunë vendin e dy bashkëkryetarëve dhe iu drejtuan me tone të larta deputetëve të grupit parlamentar të PS-së. Për pasojë, punimet e Komisionit u anuluan.
Top Channel