Psikologia Eriona Hoxha foli në “Shqipëria Live” për lidhjen mes Ilnisës dhe Meritonit, për të cilën ajo tha se nuk e beson se mes tyre ka ndjenja.
Sipas saj çifti kanë vetëm tërheqje fizike ose thjesht janë mësuar të jenë gjithmonë në një marrëdhënie.
Hoxha e konsideron Ilnisën si person posesiv, që kërkon ta ketë Meritonin vetëm për vete, për këtë arsye e kërkon gjatë gjithë kohës brenda shtëpisë së Big Brother VIP.
“Ilnsisa-Merion nuk janë çift që e kanë bindur publikun, edhe mua po ashtu. Mendoj që është tërheqje fizike, ose janë njerëz që janë mësuar të jenë në një marrëdhënie. Janë shumë karaktere që nuk kanë përputhshmëri.
Ilnisa është shumë posesive, kërkon në çdo moment Meritonin. E do Meritonin vetëm për vete. Kjo nuk shihet nga meshkujt si dashuri, por si zënie hapësirash. Duket që është Ilnisa që e kërkon Meritonin. Pastaj ai bëhet pjesë e kësaj”, u shpreh psikologia.
Top Channel