Fjalori i madh i gjuhës shqipe/ 40 mijë fjalë të reja, akademikët: Nuk është shterues, mund të përmirësohet sërish
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të valltares së njohur të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, Liljana Cingu.
Rama shkruan se ndarja nga jeta e Lili Cingut, lë zbrazur fronin e mbretëreshës së valles shqiptare
“Lamtumirë! Ikja e Lili Cingut lë zbrazur fronin e mbretëreshës së valles shqiptare. U prehtë në paqe“-shkruan Rama.
Për ndarjen nga jeta ka reaguar edhe presidenti Bajram Begaj dhe kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla.
“Artistja Liljana Cingu “Nderi i Kombit” do të mbetet në kujtesën e shqiptarëve si ikona e valles shqipe”-shkruan Begaj.
“Lamtumirë, Lili Cingu, princesha e valleve shqiptare! Vallet e Jugut, Çamërisë, Korçës, Kolonjës, Shqipërisë së Mesme, vallet epike të Veriut, vallet e Dropullit dhe krahinave të tjera të Shqipërisë i bëre më të lehta dhe u dhe plot bukuri e hijeshi me kërcimin tënd!”-shprehet Nikolla.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi në rrjetet sociale shpreh ngushëllimet e përzemërta për familjarët e valltares.
“Me hidhërim të thellë mësova për ndarjen nga jeta të mbretëreshës së valleve shqiptare, Lili Cingu. Ngushëllime të ndjera familjes!”, shkruan Veliaj në Facebook.
Artistja e mirënjohur ishte një nga valltaret shqiptare më të mira shqiptare, e nderuar me disa tituj për karrierën e saj artistike, si “Nderi i Kombit” dhe “Mjeshtër i madh”. “Lili”, sikurse e thërrisnin të njohurit Liljana Cingun, ishte një nga valltaret shqiptare që krijoi një personalitet tipik të sajin jo vetëm në skenë, por edhe jashtë saj. Vitet e saj, të fshehura me hijeshi pas veshjeve elegante, tregojnë për një femër që i mbijetoi kohës falë pasionit për vallet e bukura shqiptare.
Top Channel