Inter mposhti Juventusin në San Siro me rezultatin 1-0. Në atë që konsiderohej si dueli për titullin në Serie A, zikaltërit treguan forcën e organikës dhe nuk i lanë shumë shanse bardhezinjve.
Pas ndeshjes, Juan Cuadrado, ish-lojtar i Juventus, por tashmë pjesë e Inter, nuk ngurroi të postonte në rrjetet sociale.
“Jepi Inter, urime djema”, ishte fraza e përzgjedhur nga kolumbiani për triumfin e Inter ndaj Juventus. Fjalë të cilat tifozët e Juventusit nuk ia falin sulmuesit, teksa ofendime dhe kritika të shumta u nisën në drejtim të Cuadrados.
“Turp, kujtohu se ato që ke fituar në karrierë, i ke fituar me Juventusin”, ishte një prej komenteve më pikantë në drejtim të 35-vjeçarit. Kujtojmë se Cuadrado kaloi këtë sezon te Inter me parametër zero pas plot tetë vitesh si pjesë e Juventus.
Top Channel