Përdori si justifikim sherrin me bashkëshortin, këngëtarja abuzon seksualisht me dy adoleshentë! I kërkoi prezervativ…

05/02/2024 08:50

Një sherr me burrin e saj ishte justifikimi që një grua nga Minesota përdori për të sulmuar seksualisht dy djem 15-vjeçarë në dhomën e tyre të hotelit.

Këngëtarja 38-vjeçare Alison Sardin është arrestuar dhe akuzuar për sulm ndaj të miturve, raporton Daily Mail.

Sardin i tha policisë se kishte qenë në hotel me të shoqin dhe dy djemtë, 8 dhe 12 vjeç, që nga mesi i janarit. Djemtë, të cilët janë nga Kolorado, ishin atje me ekipin e tyre të hokejve për lojëra.

38-vjeçarja tha se takoi tre djem në pishinën e hotelit dhe u tregoi për “problemet e saj martesore”. Kur djemtë u kthyen në dhomën e tyre, Sardin i dërgoi një mesazh njërit prej të treve dhe u tha se ishte përleshur me burrin e saj, duke kërkuar t’i shihte.

Aty filloi t’i pyeste për jetën e tyre seksuale. Ajo pranoi se kishte bërë seks me dy nga djemtë dhe u kishte kërkuar një prezervativ. Në dhomë ishte edhe djali i tretë. Adoleshentët, nga ana e tyre, i thanë policisë se ndiheshin nën presion dhe jo rehat.

Madje, 38-vjeçarja dyshohet se ka shkuar në lojën e tyre dhe i ka dërguar mesazhe edhe kur janë kthyer në Kolorado. Sardele do të dalë në gjykatë të hënën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA