Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka deklaruar se kauza e opozitës është të gjithë kundër drejtësisë për të shpëtuar Sali Berishën.
I ftuar në “Top Story”, Manja theksoi se për dy kërkesat Komisionet Hetimore dhe bashkëkryesimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore të gjitha rrugët të çojnë në Parlament, një institucion i cili momentalisht nuk po ushtron dot funksionin e tij për shkak të kaosit të krijuar nga opozita.
Duma: Pse vazhdon mazhoranca me kokëfortësi të mos t’i japë dy kërkesat opozitës?
Manja: Tre kërkesa të opozitës, po këtë të tretën nuk e kuptoj; PS të mos fusë hundët në PD?! Një kërkesë që s’ka kuptim që të bëhet sepse ne nuk hyjmë në gardhin e tyre, punët e brendshme ata i zgjidhin vetë me njëri-tjetrin.
Xhaferraj: Edhe unë bie dakord me ministrin në këtë pikë, nuk duhet bërë një kërkesë e tillë. Nëse Lulzim Basha ka dëshirë të kapet…
Manja: Për komisionet hetimore dhe bashkëkryesimin e Reformës Zgjedhore të gjitha rrugët të çojnë në Parlament. Ndërkohë që Parlamenti u bë disa kohë që nuk është në qetësi. Një grup, dy grupe, disa grupe… këtë e vërteton edhe protesta e sotme që në përfundim të saj Bardhi shkojë poshtë banesës së Berishës i cili është një një proces me drejtësinë. Kauza e opozitës është kundër drejtësisë. Kërkojmë drejtësi për Sali Berishën, thotë opozita. Dhe sot unë nuk pash gjë tjetër veçse kërkojmë drejtësi për Sali Berishën.
Top Channel