Në shqyrtimin nen për ne të ligjit të ri për prokurimet publike u miratuan edhe disa ndryshime nga deputetët socialistë në komisionin e ekonomisë dhe financave.
Relatorja Milva Ikonomi propozoi që shoqatat jofitimprurëse të klasifikohen si operatorë ekonomikë në tendera si dhe të mos përjashtohen ato që në tre vitet e fundit nuk janë shpallur fituese.
Gjithashtu sipas saj duhet që kriteri ku përcaktohet se një kompani të ketë 30% të punësuarve nga grupe me aftësi të kufizuar, të përfshijë dhe shtresat vulnerabël siç janë gratë e dhunuara. Sipas saj, këto shoqata janë të rëndësishme në ndihmën e përditshme që u japin bashkive
“Shtojmë te definicioni i operatorëve ekonomiëk edhe organizatat jofitimprurëse që japin shërbime sociale në territor dhe ndihmojnë bashkitë të luftojnë dhunën ndaj gruas. Gjithashtu bëjmë kujdes që kur autoritetet kontraktore të rezervojnë të drejtën në programet që marrin dhe aplikojnë të punësojnë jo vetëm 30% të personave me aftësi të kufizuara, por të jenë dhe grupet vulnerabël, si zonjat që kanë vuajtur dhunën.
Duke pasur parasysh që këto shërbime sociale, nuk mund të lëmë jashtë punëve të përditshme të bashkisë organizata që nuk janë shpallur fituese gjatë tre viteve të fundit. Mbi bazën e këtyre tre vendimeve dhe APP patën një vëmendje të veçantë të mos përjashtojmë ato që duan të jenë pjesë e shërbimit publik për të dhënë shërbime sociale të një karakteri specifik.”
U miratua edhe kërkesa e deputetit socialist Erjon Braçe, i cili kërkoi që ofertat anomalisht të ulëta që vijnë nga operatorët ekonomikë gjatë një gare prokurimi të s’kualifikohen në mënyrë automatike
“Projektligji i ri në thelbin e tij ka të vendosur sistemin e qendërzuar të Inteligjencës Artificiale që do të ndërtohet ën AKSHI. E gjitha procedura e vlerësimit dhe përzgjedhjes së fituesit do të bëhet në e-Albania. Ndërkohë ligji përmban edhe përjashtime sa i përket operatorëve që nuk kanë të regjistruar një pronar përfitues, si dhe ata të dënuar me vendim gjykate. Ndryshime ka edhe për afatet e ankimimit dhe s’kualifikimit të një operatori nga gara”- u shpreh Braçe.
Top Channel